‘Çika e Llapashticës’, Beatrix shijon pushimet në vendlindje

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj dallohet për postimet e shpeshta në profilin e saj të rrjetit social Instagram. 

Pak ditë më parë ajo publikoi disa fotografi nga ditëlindja e saj, të cilën kishte vendosur ta festonte në vendlindjen e saj.

Mirëpo, Beatrix duket se po e shijon shumë qëndrimin në Llapashticë dhe ditën e sotme ka postuar në Instagram, disa foto të tjera nga atje.

Ajo publikoi një selfie me filter me lule, teksa shkroi “Qika Llapashtices”. Po ashtu, publikoi edhe një foto të luleve në kopsht.

Kujtojmë se Beatrix Ramosaj ka kohë që nuk ka qenë aktive në muzikë me projekte të reja muzikore.