Policia e Kosovës ka konfiskuar rreth 77 pako cigare, mbi 1 mijë palë xhinse dhe 10 palë patika të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikatë për medie, ku thuhet se policia ka ndaluar një person të dyshuar, i cili me automjetin e tij ‘kombi’ tentoi të kalojë ilegalisht kufirin dhe të fusë mallra të kontrabanduara nga Serbia në Kosovë.

Policia ka njoftuar se Departamenti i Kufirit, në këtë rast Njësia e Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitar “Veriu” në Lluzhan, bazuar në informacionet e siguruara mbi dyshimet për aktivitete kriminale të “kontrabandimit me mallra “ dhe “kalime të paautorizuar të vijës kufitare”  nga territori i Serbisë  në territorin e Kosovës, ka aktivizuar planin operativ “Befasia”, i cili është realizuar në zonën e Mitrovicës së Veriut.