Vladimir Putin

Çifti suedez dëshiron ta quajë djalin Vladimir Putin, autoritetet e ndalojnë

Një çifti suedez është ndaluar ta quajnë djalin e tyre Vladimir Putin nga autoritetet vendase. Prindërit e rinj paraqitën kërkesën e tyre për ta quajtur djalin me emrin e presidentit rus në agjencinë tatimore, siç kërkohet nga ligji suedez.

Emrat mund të ndalohen nëse janë ofendues ose nëse mund të shkaktojnë “shqetësim për bartësin”, megjithatë arsyetimi i agjencisë nuk është zbuluar në këtë rast.

Prindërit nga Laholm, Suedia jugore, janë detyruar të kthehen me një emër tjetër për djalin, sipas transmetuesit publik SR. Agjencia tatimore ka refuzuar më parë emrat Allah, Ford, Michael Jackson, Pilzner, Q dhe Token.