Një çift i varur nga droga është përballur me akuza në Kinë, pasi kanë shitur djalin e tyre të porsalindur në internet për afro 8 mijë euro, për të blerë metamorfinë.
Prindërit tregtuan fëmijën e tyre tetorin e kaluar pasi arritën një marrëveshje me një çift tjetër, i cili kishte probleme të kishte fëmijë përmes një platforme bisede në internet.
Dyshja kishin qenë në objektivin e policisë për shkak të historisë së abuzimit me drogën dhe u kapën të nesërmen në një dhomë hoteli me shishe metamorfinë dhe pirg parash.
Prindërit nga qyteti jug-perëndimor kinez Neijiang u dënuan muajin e kaluar për trafikim fëmijësh, raportoi gazeta kineze e lajmeve Sina.
Sipas raportit, çifti, Wang dhe Zhong, ishte droguar për një kohë të gjatë dhe ishte e fundosur në borxhe.
