Çifti që s’mund të qeshë: U njoftuan në internet, tani do të martohen

Një çift i cili nuk mund të buzëqeshë ose të ndryshojë shprehjet e fytyrës për shkak të një gjendjeje të rrallë shëndetësore, ka rënë në dashuri dhe do të martohet.

Alex Barker nga Coventry, Britani e Madhe dhe Erin Smith nga Karolina e Veriut, SHBA, u takuan në internet në një faqe të mediave sociale për të sëmurët e sindromit Moebius, gjë që shkakton paraliza të nervave kranial. Kjo sëmundje besohet se ka prekur më pak se 1.000 njerëz në mbarë botën. Tani çifti është lidhur vetëm pas 4 takimeve që ka bërë me njëri-tjetrin.

Zonja Smith, 38vjece tha:-“Fillimisht besoja se nuk do të bija kurrë në dashuri me një person të lindur njësojë si me të problemin tim. Por dua të them se nuk është vetëm Moebius, ne kemi shumë gjëra të tjera të përbashkëta. Është kaq e këndshme të kesh një person që më kupton mua. E dashuroj theksin e tij britanik”, tha ajo.

Gjendja e tyre prek ndikon edhe në bashkëbisedimin e çiftit sepse ai duhet të gjejë mënyra të reja për të shprehur emocionet.

Z.Barker, 45 vjeç, shpjegoi: “Unë mund të them kur Erin është e lumtur sepse ajo gjithmonë e vë kokën në njërën anë dhe thotë” ooh “, dhe mendoj se edhe pse nuk mund të tregojmë shprehje të fytyrës, ne e njohim mënyrën e njëri-tjetrin. E dallojmë kur jemi të mërzitur ose të frustruar”.

Moebius është ekstremist shumë e rrallë, gjenetike dhe karakterizohet nga paraliza e plote e fytyrës. Të prekurit nga kjo sëmundje nuk mund ti mbyllin sytë, të shikojnë nga njëra anë në tjetrën dhe as të formojnë ndonjë shprehje fytyre. Shpesh herë kjo sëmundje shoqërohet me anomali gjymtyrësh, këmbe të shtrembëruara apo me mungese gishtash. Sipas Fondacionit të Sindromes Moebius, shumica e rasteve janë të izoluar dhe pa histori familjare edhe pse të prekurit mund të jetojnë jetë të gjatë dhe të shëndetshme./