Çifti premton se do dalin në të brendshme nëse fitojnë çmimin “Grammy”

Çifti i njohur në botën e shoubiznesit ka dhënë një premtim në rast triumfit në “Grammy awards”.

Camila Cabello dhe Shawn Mendes pas bashkëpunimit të tyre në këngën ‘Senorita’ kishin filluar një romancë të cilën po e vazhdojnë edhe tani.

Çifti janë jashtëzakonisht të emocionuar pasi kënga e tyre ‘Senorita’ është nominuar për çmimin ‘Performanca më e mirë në grup’ në ‘Grammy awrds’.

Dhe këngëtarja me prejardhje kolumbiane ka premtuar diçka shumë të çuditshme, ajo në një intervistë të dhënë ka premtuar se në qoftë dyshja dalin fitues me këtë çmim, atëherë do dalin në të brendshme për të pranuar trofeun.

Pastaj ajo me srkaëm shtoi se më duhet të bëj palestër para se të bëj një gjë të tillë.