Çifti ndërtoi një tunel që përshkon rrugën drejt një tende në kopsht, në mënyrë që macet të lozin jashtë

Një çift në SHBA ka gjetur një zgjidhje ideale që macet e tyre të kalojnë kohë në hapësira të jashtme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, çifti ndërtoi një tendë në kopshtin e pasmë të shtëpisë, i cili është i krijuar si një formë tuneli, i izoluar me një material që mund të mbrojë macet.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme tuneli fillon nga ambienti i brendshëm i shtëpisë drejt kopshtit të gjelbëruar – macet tani mund të lozin e të marrin ajër të pastër.

“Ishte ideja ime mirëpo burri im ndërtoi gjithçka. Në përgjithësi jam një person me plotë ide”, tha pronarja Anabel Maler.

“Ata ndjekin njëri-tjetrin brenda dhe jashtë në tendë gjatë tërë ditës, ndonjëherë shtrihen duke marrë diell”, ka shtuar ajo.