Çifti më i pasur në botë divorcohet për 35 miliardë dollarë

Njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos dhe gruaja e tij MacKenzie kanë rënë dakord tu divorcuar me një vlerë rekord që arrin në 35 miliardë dollarë.

Zonja Bezos do të mbajë 4% të Amazon-it, të cilin e themeloi Jeff para 25 vitesh.

Ajo do të heqë dorë nga interesat e saj në gazetën “Ëashington Post” dhe firmën e udhëtimit hapësinor “Blue Origin”.

Rekordin e mëparshëm për divorcin më të shtrenjtë e mbanin Alec Wilderstein dhe Jocelyn, të cilët u divorcuan për 3.8 miliardë dollarë.

Kujtojmë se pas ndarjes, Jeff dhe MacKenzie deklaruan se ishte vendim i të dyve dhe do vazhdojnë të kenë komunikim të mirë.