Çifti i famshëm shqiptar do të bëhen sërish prindër? Si qëndron e vërteta

Gruaja e Ermal Fejzullahut, Ariana është komentuar shpeshherë për jetën private. Në mediat sociale, kanë qarkulluar shpeshherë lajme se ajo është shtatzënë. E njëjta gjë ka ndodhur dhe së fundmi. Në një postim që ka bërë në Instagram, është krijuar përshtypja se është sërish në pritje të ëmbël.

Megjithatë, Ariana ka reaguar ndaj këtyre spekulimeve ndërsa nuk ka kursyer dhe ironinë. Ajo ka publikuar një foto, teksa shfaq barkun ndërsa ka shkruar: “Sipas rrjeteve sociale”. Sakaq, kujtojmë që Ariana ka katër fëmijë me këngëtarin shqiptar nga Kosova.