Çifti amerikan shndërroi helikopterin në diçka shumë interesante

Një çift nga Alabama që pa trupin kryesor të një helikopteri në Facebook Marketplace, vendosi ta blejë atë – derisa e shndërroi në një pajisje kampingu.

Blake Morris dhe Maggie Morton, të dy pilotë të Rojës Bregdetare të SHBA-së të vendosur në Mobile, panë trupin e helikopterit për shitje nga një burrë në Florida në Facebook Marketplace dhe filluan të krijonin ide, transmeton Telegrafi.

Morris tha se atij i erdhi ideja të konvertonte avionin në pension në një pajisje kampingu, helikopteri u përdor më herët nga policia ushtarake gjermane dhe nga ushtria amerikane.

“E pyeta Maggie-n dhe për fat ishte pro idesë. Prisja që ajo të thoshte se isha i çmendur, por ajo në fakt tha se ishte një ide e mrekullueshme”, tha Morris.

Çifti hapi një llogari në Instagram për të dokumentuar procesin e ndërtimit të “helikampingut”.