Çiftet duhet të takohen kaq herë në javë, për të qenë më të lumtur

Psikologët rekomandojnë takimet dy herë në javë, që të keni një lidhje të lumtur.

Ju besoni se keni gjetur personin e duhur dhe që dëshironi të kaloni tërë kohën së bashku. Shkenca e ka vërtetuar të kundërtën, raporton “News Daily”, transmeton lajmi.net.

Dy takime gjatë javës janë më se të mjaftueshme për një lidhje të mirë. Ne kemi mbledhur orarin tuaj të romancës që të ju ndihmojmë të ndërtoni një marrëdhënie më të mirë dhe të qëndrueshme me partnerin tuaj.

Parandaloni lidhjen artificiale. Scott Carroll, psikiatër dhe autor i Don’t Settle thot që të martoheni me personin që keni dashur duhet t’i jepni rëndësi takimeve dy herë në javë.

Caroll tha se takimet më shumë se dy herë në javë shkaktojnë probleme dhe ankth, që mund të prishin marrëdhënien tuaj të mirë.

Mbani hapësirën tuaj personale. Sipas studimit të Prof. Dr. Terri Orbuch të quajtur “Projekti i viteve të hershme të martesës”, shkalla e divorcit është më e lartë midis çifteve që kanë probleme intime fizike.

Nëse dëshironi të angazhoheni në një marrëdhënie afatgjatë, është e rëndësishme të jetoni jetën tuaj personale sado që dëshironi. Ndërsa jeni në një lidhje, duhet të ruani individualitetin dhe lirinë tuaj, në vend që të mbështeteni shumë tek dikush tjetër.

Për ta arritur këtë, bëni disa ditë pushim nga njëri-tjetri, duke qenë të qartë në lidhje me nevojat tuaja dhe të merrni pak kohë, veçanërisht kur po njihni dikë të ri. /Lajmi.net/