Çiftet bëjnë më pak seks
Britanikët po bëjnë seks më pak sesa në vitet e kaluara, sipas një sondazhi të madh kombëtar.
Zbulimet, të botuara në British Medical Journal, pothuajse një e treta e burrave dhe grave nuk kanë bërë seks gjatë muajit të kaluar.
Ndërsa në vitin 2001 ishin një e katërta e njerëzve , sipas të dhënave të marra nga 34.000 njerëz.
Më pak se gjysma e meshkujve dhe grave të moshës 16 deri në 44 vjeç, kryejnë marrëdhënie seksuale të paktën një herë në javë, sipas studimit.
Të dhënat që hulumtuesit i shqyrtuan erdhën nga tre studime të njëpasnjëshme të British National Survey of Sexual Attitudes and Lifestyles të kryera në vitet 1991, 2001 dhe 2012.
Dhe jape një pasqyrë të sjelljes seksuale të britanikëve.
Sipas studimit më të fundit:
-Më pak se gjysma (41%) e njerëzve të moshës 16 deri 44 vjeç kanë pasur marrëdhënie seksuale të paktën një herë në javë në muajin e fundit
-Përqindja tregon se kryerja e marrëdhënieve seksuale në muajt e fundit nuk është rritur, nga 23% ka rënë në 29.3% në tek gratë dhe nga 26% në 29.2% tek meshkujt në mes të viteve 2001 dhe 2012.
-Numri mesatar i kohës që 35-44-vjeçarët raportuan se kishin kryer marrëdhënie seksuale muajin e kaluar ra nga 4 në 2 tek gratë dhe nga 4 në 3 tek meshkujt.