“Çift i mrekullueshëm”, Oriola Marashi lë komentin epik në foton e Kejvinës me Malumën

Kejvina Kthella së fundi ka ndjekur nga afër koncertin e artistit të njohur, Maluma, në Itali.

Bashkë me Kejvinën ishte edhe Tayna, ndërsa nuk kanë munguar fotografitë dhe videot në rrjete sociale, përmes së cilave tregonin se po kalojnë çaste të mrekullueshme nën ritmin e hiteve të këngëtarit.

Gjatë ditës së djeshme, modelja postoi një foto pranë Malumës, ku shkroi “Tani mund të vdes. Lamtumirë botë”.

Në mesin e shumë komenteve, të bie në sy ai i Oriola Marashit e cila shkruan “Çift i mrekullueshëm. Ishalla s’po na dëgjon Natalia”, duke lënë të kuptohet se po i referohet të dashurës së Malumës.