CIA

CIA zbulon dosierin sekret për Hitlerin: Ishte biseksual

Me anë të një raporti, CIA ka zbuluar një dosier me sekretet e jetës private të HItlerit. Në të thuhet se ai kishte orientim biseksual dhe zotëronte tendenca sadomazokiste.

CIA ka zbuluar raportin sekret të antropologut Henry Field të 1943 të titulluar: “Trakte biografike të Hitlerit”. Raporti është ndërtuar në bazë të dëshmive të Ernst Franz Sedgwick Hansfstaengl, anëtar i rrethit të ngushtë të miqve dhe bashkëpunëtorëve të Hitlerit në vitet ’20 dhe ’30 të shekullit të kaluar.

Sipas autorit të raportit, diktatori kishte tërheqje seksuale drejt meshkujve dhe grave, me nxitje sadomazokiste.

Në veçanti, Hitleri kishte pasur marrëdhënie intime me Rudolf Hess, zëvendësin e tij në partinë naziste dhe asistentin në shkrimin e librit ‘Mein Kampf’, ndërsa ata mbaheshin së bashku në burg pas grushtit të dështuar të shtetit të Mynihut në vitin 1923.

Raporti thotë se Hess ishte gjithashtu një homoseksual, i quajtur “freulein Anna” për pasionin e tij për rrobat e grave.

Për më tepër, sipas autorit, Hitleri kënaqej teksa shikonte të rinjtë, duke marrë prej tyre një “kënaqësi estetike”.

Së fundmi, thuhet se Führeri i ardhshëm midis 1910 dhe 1913 frekuentonte një pension vetëm për meshkuj në Vjenë, ku “meshkujt e moshuar ishin në kërkim të të rinjve”.