CIA sfidon përdoruesit e rrjeteve sociale, poston dy fotografi në të cilat kërkon t’i gjeni 10 ndryshime, veç një person i ka gjetur 12

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë arritur të zgjedhin misterin e CIA-s, të publikuar në Twitter ku kërkohet të gjejnë dallimin në dy fotografi.

Agjencia e Inteligjencës amerikane (CIA) ka postuar gjatë të martës dy fotografi të një lagjeje të një qyteti, ku sfidon të gjithë të gjejnë 10 ndryshimet që janë në këto dy fotografi.

“Nëse i gjeni 10 ndryshimet, atëherë jeni shumë i mirë. Gjithmonë kërkoni për mundësi tjera për të mësuar më shumë”, thuhet në postimin e CIA-s.

E një përdorues shumë i zoti ka arritur që për dy minuta të gjej disa detaje që CIA-së i kanë shpëtuar – një vijë e hollë në anën e majtë të fotos dhe logoja e veturës në anën e majtë e cila mungon.