Raporti
CIA: Përmes Bosnjës gjithnjë e më shumë po bartet heroina
Bosnja dhe Hercegovina gjithnjë e më shumë po bëhet pikë tranzitore e transportit të heroinës në Evropën Perëndimor, ka njoftuar Agjencia Amerikane e Informimit (CIA).
Në raportin e publikuar në sajtin e CIA-s theksohet edhe se Bosnja është pikë e vogël tranziti për transportin e marihuanës, si dhe është “shumë e cenuar” me aktivitetet e shpërlarjes së parave “marrë parasysh në ekonominë jo të rregulluar, ligje të përgatitura dobët dhe raste të korrupsionit”, transmeton Ballkani.info.
Thuhet edhe se Bosnja dhe Hercegovina po përballet me problemin e madh të papunësisë, ekonominë e dobët, rritjen negative të natalitetit dhe ajrin e ndotur, shkruan “Nezavisne”. /Ballkani.info/