CIA

CIA jep vlerësim të tmerrshëm për Serbinë

Në raportin e publikuar në sajtin e CIA-s për Serbinë pretendohet se Serbia proteston sepse SHBA dhe shtetet tjera demokratike e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Në raport më tutje theksohet se disa mijëra të forcave të NATO-s gjenden në Kosovë dhe vazhdojnë ta mbajnë paqen në mes të shumicës shqiptare dhe pakicës serbe në Kosovë.

Gjithashtu pretendon se është shënuar sistemi joefikas i drejtësisë, niveli shumë i lartë i korrupsionit dhe plakja e popullsisë.

Në këtë raport përmendet si një e dhënë e rëndësishme se Serbia është pika e ringarkimit të heroinës nga Azia Juglindore kah Evropa Perëndimore, si dhe që ekonominë e bazon në shpëlarje të parave.

Gjithashtu pretendohet se Serbia edhe më tutje ka kontest të pazgjidhur të kufijve me Bosnjën dhe Hercegovinën si dhe me Kroacinë rreth kufirit në lumin Drina, gjegjësisht në Danub, por edhe disa çështje tjera të pazgjidhura bilaterale të cilat datojnë nga luftërat e viteve të 90 të cilat ajo i ka shkaktuar.

CIA gjithashtu ka publikuar në sajtin e vet se Serbia sipas shpenzimeve për armatim të ushtrisë së vet, gjendet në vendin e 85 prej 153 vendeve botërore të cilat gjenden në këtë listë dhe se për këtë është para Kroacisë e cila është e 91-ta, por prapa Malit të Zi e cila gjendet në vendin e 64.