Chrome eksperimenton me jetëgjatësinë e baterisë

Google nuk është dorëzuar në kërkimin e më shumë jetëgjatësi baterie nga shfletuesi Chrome. Së fundi motori i kërkimit po eksperimenton me etiketat meta përmes të cilave uebsajtet mund të aktivizojnë kursimin e energjisë.

Kështu reduktohet frekuenca e rifreskimit, koha e ekzekutimit të skripteve dhe modifikime të tjera të cilat duhet të ndihmojnë laptopin të jetojë më gjatë me një karikim.

Shfletuesi Chrome ka një reputacion të keq për konsumin e energjisë dhe memorie RAM. Përmes etiketave meta uebsajtet mund të reduktojnë përdorimin e procesorit dhe të rrisin performancën e baterisë.

Javascriptet të cilat nuk ndikojnë direkt në UX do të ngadalësohen.

Një opsion i dytë i cili do të përmirësojë performancën e Chrome është i kufizuar vetëm në Android. Në fazë eksperimentale, Chrome do të përdorë bërthama procesorike të fuqisë së ulët duke lënë jashtë ato të fuqisë së lartë dhe kështu reduktuar konsumin e energjisë.