Chris Rock ka qenë i fiksuar pas Jada Pinkett Smith për gati 30 vjet?

Chris Rock ka publikuar së fundmi “Selective Outrage”, në të cilën ka trajtuar shuplakën e “Oscars”.

Megjithatë, një burim i afërt me Jada Pinkett-Smith pohon se ajo që ai tha në specialen e tij nuk është plotësisht e vërtetë.

Një person i afërt me palët ka folur së fundmi për revistën People duke diskutuar të gjitha temat që Rock trajtoi.

Chris Rock (Foto: AP)

Si fillim, burimi theksoi se Chris i ka kushtuar vëmendje Pinkett-Smith dhe kjo ‘po vazhdon për gati 30 vjet’.

Personi i afërt me Jada Pinkett Smith thotë se ajo nuk është e përfshirë në tensionin e vazhdueshëm mes bashkëshortit të saj, Will Smith dhe Chris Rock.

Jada dhe Will (Foto: Getty Images)

Burimi vazhdoi, “Jada nuk ka pasur asnjë rol në të gjithë këtë, përveçse të turpëruarit. Chris është i fiksuar pas saj dhe kjo ka ndodhur për gati 30 vjet”.

Rock filmoi shfaqjen në Baltimore, prej nga është Jada.

Jada dhe Will (Foto: Film Magic)

Komediani bëri disa komente në emisionin e tij të ri për njerëzit që kërkojnë vëmendje duke u bërë si viktima, por mes tjerash shtoi: “Unë nuk jam viktimë. Nuk do të më shihni kurrë tek Oprah apo Gayle duke qarë”.

Smith nga ana tjetër ka folur mjaft shpesh rreth këtij skandali, duke i kërkuar falje Rockut.

Chris dhe Will (Foto: Getty Images)

Ai ndërkohë u përjashtua nga Akademia për 10 vjet.