Chris Martin dhe Dua Lipa shkëmbeyn puthje në prapaskenën e festivalit “Glastonbury”

Ai kohët e fundit u nda nga aktorja e filmit “Fifty Shades”, Dakota Johnson, pas një romance 20 mujore.

Por duket se Chris Martin thuhet se ka flirtuar së fundmi me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa, në prapaskenat e festivalit “Glastonbury”.

Përfaqësuesi i Coldplay, 42 vjeç, mundohej të linte përshtypje të mirë para krijueses së hitit “New Rules”, shkruan DailyMail.

Dua vetë është e freskët pas ndarjes së saj nga kuzhinieri Issac Carew, 33 vjeç, muajin e kaluar, pas një periudhe 18 muajshe së bashku.

Një burim për The Sun tha: “Sapo Chris pa sytë e Duas, ai ishte i ngrirë në vend, dhe qëndroi me të përgjatë gjithë mbrëmjes”.

“Ajo dukej e lumtur që ishte pranë tij dhe madje e prezantoi atë me familjen e saj”, tha më tej burimi për Dua Lipën.

I brendshmi vazhdoi të shpjegonte se dyshja po bisedonin me njëri-tjetrin ‘për moshat’ dhe se sa herë që ishin vetëm, Chris ‘flirtonte me Duan’.

Burimi shtoi: “Ishte e qartë se kishte shumë kimi mes tyre – dhe kur ata u drejtuan në bar Guerilën në zonën Shangri-La, ata ndanë një puthje me njëri-tjetrin”.

Chris dhe Dua më parë i dhuruan njëri-tjetrit një puthje edhe në zonën VIP të festivalit.

Sidoqoftë, burri i mëparshëm i Gwyneth Paltrow mund të ketë njëfarë konkurrence me modelin Anwar Hadid, 20 vjeç, me të cilin thuhet Dua së fundmi ka nisur një lidhje pas ndajres nga Isaac.