Chris Brown konfirmon duetin me reperin e njohur kosovar

Chris Brown po bën duet me reperin Gashi.

Gashi ka ditë që kishte paralajmëruar një bashkëpunim me yllin botëror, Chris Brown.

Së fundi, ishte vet Chris Brown ai i cili përmes një postimi në Instagram, njoftoi miliona fansat e tij për bashkëpunimin me reperin kosovar.

Dyshja po sjellin remiksin e hitit “Safety”, në bashkëpunim me Afro B dhe DJ Snake.

Projekti i shumëpritur i Gashit me Chris Brown pritet të publikohet nesër (e premte).