Chris Brown i komenton Rihannës duke e quajtur “mbretëreshë” në Instagram

Chris Brown e ka quajtur ish-të dashurën e tij, Rihanna, një ‘mbretëreshë’ në mediat sociale – një dekadë pasi sulmoi atë dhe e bëri për spital.

Të premten, Chris Brown ndau mendimin e tij për fotografitë e reja të Rihannës, të cilat ajo i publikoi në Instagram, shkruan DailyMail.

Këto fotografi, në të cilat ajo shfaqej mjaft provokuese, Rihanna i ka realizuar për të promovuar linjën e saj të re të të brendshmëve “Savage X Fenty”.

Brown përshëndeti artisten dhe sipërmarrësen 31-vjeçare, duke i kërkuar asaj të lëshojë muzikë të re.

“Vazhdo të ngritesh mbretëreshë”, ishin disa nga fjalët e këngëtarit në komentin e bërë në Instagram.

Dikur dyshja kanë qenë në lidhje, por marrëdhënia e tyre përfundoi në mëngjesin e 8 shkurtit të vitit 2009, kur Chris e rrahu Rihannën aq keq, duke e bërë për spital.

Ai u akuzua për sulme kriminale dhe kërcënime muajin e ardhshëm, para se të pranonte fajin për një akuzë të vetme kriminale.

Këngëtari u urdhërua të shërbente pesë vjet provë në shërbim të komunitetit dhe këshillimit për dhunën në familje.