Chollet bisedon me Kurtin: Tani duhet implementimi i propozimit franko-gjerman, pastaj sigurojmë benefitet

Këshilltari i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se SHBA mirëpret vendimin e Kosovës për pranimin e propozimit franko-gjerman.

Chollet këtë e ka deklaruar në ‘Twitter’, teksa ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Fola me kryeministrin Albin Kurti sot. E mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Tani na duhet zbatimi për të siguruar përfitime të rëndësishme për të dy vendet”, ka deklaruar Chollet.