Teknologjia e lartë dhe sistemi elektrik, po përhapet me të madhe në të gjitha llojet e makinave, përfshirë edhe ato sportive, që bëhen pjesë e garave të ndryshme.
Në mënyrë që të jetë në hap me konkurrencën, Chevrolet e ka krijuar eCOPO Camaro elektrik, që është një makinë sportive me qëndrueshmëri të lartë. Këtë EV që e kemi parë në SEMA, tashmë kemi mundësi ta shohim se çfarë stabiliteti të lartë ka edhe nëse provohet e ashtuquajtura ‘ndezje e gomave’.
Por, për dallim prej makinave tjera që lëshojnë zhurmë të madhe dhe shpuese për vesh, te ky Camaro kemi diçka tjetër.
