Chelsea eliminon Liverpoolin dhe ia shkakton humbjen e tretë radhazi

Chelsea ka mposhtur Liverpoolin në kuadër të FA Cup me rezultat 2 me 0.

Të besuarit e Frank Lampard arritën të shënojnë dy herë përmes Ëillian e Barkley, me një Liverpool që mbante topin, por nuk shfaqej rrezikshëm, raporton Ballkani.info.

Një pjesë e parë më e barabartë dhe me një qetësi në lojë, për dallim nga e dyta që vendosi takimin. Në këtë gjysmë lojë, Chelsea u përqendrua në kundërsulme që dolën të jenë tejet të suksesshme.

Me këtë pësim, Liverpool shijon humbjen e tretë radhazi në transfertë, derisa Chelsea kualifikohet në çerekfinale të Kupës./Ballkani.info