Charlize Theron flet për lidhjen me Brad Pittin

Pavarësisht shumë spekulimeve për një lidhje të mundshme ndërmjet dy aktorëve të njohur të Hollywoodit, një gjë e tillë doli të jetë e pasaktë.

Charlize Theron në emisionin e Ellen DeGeneres konfirmoi se ajo aktualisht është beqare, transmeton KosovaPress.

Aktorja ka shpjeguar në mënyrë komike se si ajo ka praktikuar puthjen kur ishte e vogël.

“Unë kam puthur veten në pasqyrë që nga mosha 7-vjeçare. Pas kësaj, me kukulla, dhe pas kësaj, unë kam praktikuar puthjen në dorën time”, tha ajo.

“Ndoshta kjo është arsyeja pse unë nuk kam një të dashur tani,” shtoi Theron, e cila së fundi ishte në lidhje me aktorin Sean Penn.

Charlize Theron ka adoptuar dy fëmijë disa vjet më parë dhe është tërësisht e përkushtuar për edukimin e tyre.