Challandes publikon listën e futbollistëve, risi Dallku – rikthehet Valon Berisha
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike sot listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në dispozicion për ndeshjet kundër Maltës, më 11 tetor, në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe më 14 tetor kundër Ishujve Faroe si mysafirë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Grumbullimi i futbollistëve bëhet të hënën më 8 tetor, derisa stërvitja e parë zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 18:00.
Risi në këtë listë është mbrojtësi i Vorskla Poltavas, Ardin Dallku ndërkaq pas një kohe është kthyer edhe Valon Berisha.
Berisha kishte pësuar një lëndim që e kishte lënë atë jashtë fushave deri në fillim të këtij muaji.
Ai tani është rikuperuar dhe mbërmë ka luajtur në Europa Ligë.
Në listën e Challandes është edhe Lirim Kastrati që nuk do të paraqitet për momentin më U21.
Sulmuesi i NK Lokomotivës së Zagrebit është në top formë deri me tani dha ka shënuar tetë gola në ligën kroate.