Një nga reperët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar, Noizy po kalon probleme me koncertet këtë periudhë vere.

Pasi u detyrua që në momentin e fundit të anulojë koncertin në Podujevë ‘n’bahqe t’babës’ për shkak të vonesave në doganë, Noizy-t tani ka patur probleme edhe në Strugë.

Me anë të një postimi në Instagram Noizy ka kërkuar ndjesë për zerimin e koncertit në Strugë duke shkruar:

“Kërkoj ndjesë për zerimin e koncertit në Strugë. Çfarë turpi”.

Në një postim tjetër reperi njofton se koncerti i rradhës do mbahet në Kërçovë.

loading…