Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se i është ndaluar hyrje në territorin e SHBA-ve ish komandantit të Xhandarmerisë serbe, Goran Radosavlejviq i njohur si Guri.
Ky vendim është marrë për shkak të përfshirjes së tij në vrasjen e vëllezërve kosovarë me shtetësi amerikane.
Në vendimin për ndalimin e hyrjes në SHBA është përfshirë edhe gruaja dhe vajza e tij, shkruan Ballkani.info.
I përfshiri në vrasjen e vëllezërve Bytyqi ka thënë sot se “nuk i intereson e as nuk e godet vendimi i Stejt Departmentit”.
Radosavljeviq është anëtar i partisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Në vendimin që Radosavljeviqit shkruan se atij i ndalohet hyrja për shkak të përfshirjes në shkeljen e të drejtave të njeriut.
“Seksioni 7031 (c) obligon, se në rast që sekretari shtetëror ka informacione kredibile që zyrtarët e huaj kanë qenë të përfshirë në korrupsion apo shkeljen e të drejtave të njeriut, ata individ, si dhe anëtarët e tyre më të afërt të familjes nuk janë të pranueshëm për të hyrë në SHBA. Radosavljeviq ka qenë i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyqi në vitin 1999, tre vëllezërve shqiptaro-amerikan të cilët janë vrarë në Serbi pas luftës në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Ballkani.info/







