Çfarë thotë Sali Berisha për fitoren e Albin Kurtit dhe rezultatin e LDK’së në zgjedhjet e djeshme

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka uruar qytetarët e Kosovës një ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që i dhanë besimin partive të opozitës.

Berisha përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se shpreson që edhe shqiptarët në Shqipëri të frymëzohen për një proces të lirë dhe të drejtë.

Ai ka uruar kreun e VV-së, Albin Kurtin duke thënë se shpreson që të shkojnë drejt ndryshimin dhe një rruge që çon në një Kosovë të zhvilluar.

Berisha tutje ka uruar edhe të parin e LDK-së, Isa Mustafën dhe kandidaten e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmanin për rezultatin që patën dje në zgjedhje.

“Shpreh bindjen time se LDK, udheheqja e saj do te perdore kete besim te madh te qytetareve si gjithnje ne interesin me te mire te tyre dhe te Kosoves ne rrugen e konsolidimit te pavaresise, zhvillimit, prosperitetit dhe integrimeve rajonale, europiane, euroatllantike. Une dua te pershendes gjithashtu forcat politike te Kosoves qe dolen dje ne opozite per menyren e pranimit te rezultatit dhe te rotacionit te pushtetit”, ka shkruar Berisha.

loading…