Çfarë thotë Abazoviq për Martin Berishaj që iu bllokuan llogaritë në Mal të Zi

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka komentuar rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është bërë pjesë e një skandali ku dyshohet se ka shpëlarë mbi 600 mijë euro para.

Si pasojë e skandalit në të cilin u përfshi Martin Berishaj, llogaritë bankare të ambasadorit në Mal të Zi janë bllokuar. Lidhur me këtë, Abazoviq thotë se çfarëdo që të ndodh në fund, nuk do të ketë ndikim negative në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Jam i njoftuar por nuk dua ta lodh opinion për këtë çështje e cila nuk është pjesë e asaj cka duhet me qenë puna e kryeministrit. Mendoj se bëhet fjalë për një gjë negative, dhe duhna me i leju organet tjera për me pa se çka është e vërtet. Pa marrë parasysh, çka do që të ndodh në fund, kjo nuk do të ketë asnjë ndikim negativ mes marrëdhënieve të Malit të Zi dhe Kosovës”, tha Abazoviq në Rubikon të Klan Kosovës.

Ndryshe, sipas raportimeve të mediave në Slloveni, Berishaj ka transferuar 600 mijë euro kesh nga llogaria e tij në Mal të Zi dhe i ka transferuar tek politikani slloven Robert Golob. Këto para në llogarinë e kompanisë së Berishajt kanë ardhur nga kompania GEN, e regjistruar në Mal të Zi.