Çfarë thonë sytë tuaj për shëndetin? Nga kolesterina deri tek sëmundjet e mëlçisë

Doktorët kanë shpjeguar për faktin se si sytë kanë tendencë të shfaqin simptoma, të cilat tregojnë shumë për shëndetin tuaj, shkruan Dailymail.

Ndryshime të thjeshta në sytë tuaj mund të indikojnë një varg sëmundjesh serioze dhe çrregullimesh shëndetësore, duke përfshirë këtu diabetin dhe çrregullimet e lidhura ekspozimin ndaj diellit. Oftamologët bëjnë thirrje për vigjilencë ndaj këtyre ndryshimeve që shfaqen në sy.

Disa nga këto ndryshime të cilat mund të jenë simptoma të çrregullimeve të shëndetit janë:

Unaza të bardha rreth kornesë së syrit- nëse keni vërejtur unaza të bardha rreth kornesë apo irisit të syve, ekspertët thonë se duhet patjetër ta vizitoni një doktor. Kjo simptomë mund të tregojë probleme të lidhura me sasinë e lartë të kolesterolit në gjak, dhe mund të predikoj ndonjë sulm në zemër.

Ju lotojnë sytë– njerëzit të cilët përballen me këtë problem zakonisht janë ata, që qëndrojnë para kompjuterit për një kohë të gjatë. Doktorët këshillojnë, që për ta shmangur këtë problem duhet që t’I përpëlitni sytë sa më shpesh që të mundeni.

Shikim I turbullt– nëse ju shfaqen figura apo shenja, atëherë ju mund të jeni duke u përballur me ndonjë infeksion të syve. Këshillohet që të konsultoheni me ndonjë oftamolog, përpara se infeksioni të bëhet më serioz.

Sy të verdhë– nëse keni vërejtur se të bardhët e syve janë bërë të verdhë, atëherë është koha të kontrolloheni urgjentisht tek ndonjë specialist. Sipas doktorëve, të verdhët në sy indikojnë një problem serioz të mëlçisë.

Sy të thatë– sytë e thatë janë një problem shumë I shpeshtë dhe arsyeja kryesore e këtij problemi është ndonjë alergji. Përpara se problemi të bëhet më serioz këshillohet, që të zbuloni me anë të analizave për llojin e alergjisë që e keni.

Sy të ënjtur– sytë eënjtur janë një shenjë e lodhjes së tëpërt dhe stresit kronik.

Cilët janë shprehitë që kanë të bëjnë më sy dhe të gjithë duhet t’I praktikojmë?

Sytë janë një reflektim I shëndetit të përgjithshëm. Ekspertët thonë se nëse keni një ushqyerje të mirë dhe një aktivitet të mirë fizik do të keni sy të shëndetshëm. Gjithashtu është e këshilueshme të jeni sa më të hidratuar, të mbani syze dielli dhe kapelë gjatë ditëve me diell si dhe të bëni kontrollat rutinë mbi shëndetin e syve.

loading…