Udhëheqësit globalë kanë dënuar me shpejtësi veprimet e Teheranit, duke kërkuar përmbajtje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.
Në përgjigje të sulmeve të fundit me dronë nga Irani ndaj Izraelit, liderët nga e gjithë bota kanë lëshuar një valë të fortë dënimi.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se Bashkimi Evropian dënon fuqishëm sulmet e Iranit ndaj Izraelit.
“Ky është një përshkallëzim i paprecedentë dhe një kërcënim i rëndë për sigurinë rajonale”, shkroi Borrell në X.
Ndërsa presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili u kthye herët nga një udhëtim i fundjavës për të monitoruar ngjarjet në Lindjen e Mesme nga Shtëpia e Bardhë, përsëriti mbështetjen e tij për Izraelin.
The EU strongly condemns the unacceptable Iranian attack against Israel.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) April 13, 2024
This is an unprecedented escalation and a grave threat to regional security.
Ai përmendi se kishte thirrur një takim me ekipin e tij të sigurisë kombëtare për të diskutuar zhvillimet e fundit.
Në një postim në X, Biden tha: “Sapo u takova me ekipin tim të sigurisë kombëtare për një përditësim mbi sulmet e Iranit kundër Izraelit. Përkushtimi ynë për sigurinë e Izraelit kundër kërcënimeve nga Irani dhe përfaqësuesit e tij është i hekurt”.
I just met with my national security team for an update on Iran’s attacks against Israel. Our commitment to Israel’s security against threats from Iran and its proxies is ironclad. pic.twitter.com/kbywnsvmAx
— President Biden (@POTUS) April 13, 2024
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres bëri thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të këtyre armiqësive.
“As rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një luftë tjetër”, paralajmëroi ai në deklaratën e tij.
“Jam thellësisht i alarmuar për rrezikun shumë real të një përshkallëzimi shkatërrues në mbarë rajonin. U bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale për të shmangur çdo veprim që mund të çojë në konfrontime të mëdha ushtarake në fronte të shumta në Lindjen e Mesme”, thuhet në deklaratën e tij.
I strongly condemn the serious escalation represented by the large-scale attack launched on Israel by Iran.
— António Guterres (@antonioguterres) April 14, 2024
I call for an immediate cessation of these hostilities.
Neither the region nor the world can afford another war. https://t.co/Kmbt3zWMw7
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak theksoi: “Unë dënoj në termat më të ashpër sulmin e pamatur të regjimit iranian kundër Izraelit. Irani ka treguar edhe një herë se synon të mbjellë kaos…”.
Read my statement on the Iranian regime’s reckless attack against Israel. pic.twitter.com/xeuR3cd3kG
— Rishi Sunak (@RishiSunak) April 13, 2024
Ndërkohë ministri i Jashtëm francez Stephane Sejourne tha: “Franca dënon në termat më të ashpër sulmin e nisur nga Irani kundër Izraelit. Duke vendosur për një veprim të tillë të paprecedentë, Irani po ndërmerr një hap të ri në veprimet e tij destabilizuese dhe po merr rrezikun e një përshkallëzimi ushtarak”.
La France condamne avec la plus grande fermeté l’attaque déclenchée par l’Iran contre Israël.
— Stéphane Séjourné (@steph_sejourne) April 13, 2024
En décidant d’une telle action sans précédent, l’Iran franchit un nouveau pallier dans ses actions de déstabilisation et prend le risque d’une escalade militaire.
1/2
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, përmendi se është në kontakt të ngushtë me ambasadorët në Teheran dhe Tel Aviv, duke shtuar se “Ne kemi folur me Kryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes. Qeveria është e përgatitur të trajtojë çdo skenar”.
Seguiamo con attenzione e preoccupazione quanto sta accedendo in Medio Oriente. Sono in costante contatto con le Ambasciate d’Italia a Tel Aviv e a Teheran. Sentiti il Presidente del Consiglio e il Ministro della Difesa, il Governo è pronto a gestire qualsiasi tipo di scenario.
— Antonio Tajani (@Antonio_Tajani) April 13, 2024
Kryeministri në detyrë i Holandës, Mark Rutte, tha se situata në Lindjen e Mesme është shumë shqetësuese, duke vënë në dukje: “Më herët sot, Holanda dhe vendet e tjera i dërguan një mesazh të qartë Iranit që të ndalojë sulmin ndaj Izraelit”.
“Holanda dënon fuqishëm sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Përshkallëzimi i mëtejshëm duhet të shmanget. Ne vazhdojmë të monitorojmë situatën nga afër,” shtoi Rutte.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmin e vazhdueshëm, i cili mund të zhysë një rajon të tërë në kaos. Irani dhe përfaqësuesit e tij duhet ta ndalojnë këtë menjëherë. Izraeli ka solidaritetin tonë të plotë në këtë kohë”, ka thënë ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.
Iran hat Drohnen & Raketen auf Israel abgeschossen. Wir verurteilen den laufenden Angriff, der eine ganze Region ins Chaos stürzen kann, aufs Allerschärfste. Iran & seine Proxies müssen diesen sofort einstellen. Israel gilt in diesen Stunden unsere ganze Solidarität.
— Außenministerin Annalena Baerbock (@ABaerbock) April 13, 2024
Gjithashtu, kryeministri kanadez Justin Trudeau bëri të ditur se kombi i tij “dënon pa mëdyshje sulmet ajrore të Iranit kundër Izraelit”.
“Ne qëndrojmë me Izraelin. Pas mbështetjes së sulmit brutal të Hamasit të 7 tetorit, veprimet e fundit të regjimit iranian do të destabilizojnë më tej rajonin dhe do ta bëjnë paqen e qëndrueshme më të vështirë”, tha Trudeau në një deklaratë.
“Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe popullin e tij nga këto sulme”.







