Vetëvendosje nuk dihet nëse është ankuar apo e ka mirëpritur caktimin e Lutfi Hazirit si bartës i dialogut me ta, nga LDK-ja.

Kjo meqë Haziri në të kaluarën, kishte shumë kritika për Albin Kurtin.

Njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se Haziri mund ta zëvendësojë Mustafën në takimet me Kurtin

Në takimin e katërt me radhë që do e mbajnë LDK e LVV, pritet që pjesëmarrës të jetë edhe Lutfi Haziri.

Kjo pasi që ky i fundit tashmë zyrtarisht është anëtar i grupit punues të Lidhjes Demokratike.

Lëvizja Vetëvendosje është pajtuar me prezencën e Hazirit në takime e pas këtij qëndrimi nuk kanë dashur të komentojnë më shumë.

loading…