Çfarë temperaturash priten të mërkurën dhe të enjten në Kosovë?

Si do të jetë moti në Kosovë të mërkurën dhe të enjten? Gjatë ditës së mërkurë vapa afrikane do të fillojë të zmbrapset më në jug të rajonit, me afrimin e një turbullire nga Atlantiku, që pritet të kalojë orëve të pasdites, parashikon Prishtina Weather.

Sipas shërbimit të meteorologjisë, pasdite dhe në mbrëmje pritet të ketë edhe zhvillime të shtrëngatave me shi, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me breshër.

“Nga dita e enjte masa më të ftohta ajrore do të depërtojnë mbi rajon, që pritet të zbresin temperaturat për 10C deri 15C nga ditët e kaluara, e priten mundësi për riga lokale shiu”, thekson PW.

Parashikimi për datat 14-15 gusht:

14.08.2019 – Nxehtë, paradite kryesisht me diell. Gjatë ditës vransirat do të shtohen. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Vende-vende mundësi edhe për breshër. Erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi, e më vonë gjatë ditës nga verilindja 5-15m/s. Indeksi UV: 8.

15.08.2019 – Freskët. Kryesisht me vransira. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-9m/s. Indeksi UV: 3.

loading…