Zubin Potok

Çfarë shërbime do të ofrohen në zyrat kadastrale?

Izmir Zeqiri ka folur për shërbimet që do të ofrohet nga zyra kadastrale e komunës me të cilën ai udhëheq, atë të Zubin Potokut.

“Se sa është e rëndësishme, unë do ta quaj një ndër rendësit më të mëdha që kanë nevojë qytetarët është shërbimi i kadastrit, kështu që, deri më tani, siç dihet, në komunat veriore po as në komunën e Zubin Potokut nuk ka funksionu kjo zyre mbi bazat ligjore të Republikës së Kosovës dhe qytetarët nga kjo anë janë detyruar të shkojnë në Prishtinë dhe natyrisht të presin edhe të humbin në kohë, edhe kosto iu ka kushtuar për ta nxjerrë qoftë një certifikatë të pronës, apo ndonjë dokument tjetër kadastral që është dashtë”, ka thënë Zeqiri në Info Magazine të Klan Kosovës.