Çfarë pritet të ndodhë sot në Kosovë?

Ngjarjet e ditës: 7 nëntor 2022

09:30
Mbahet Samiti i parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

10:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Raportin me Rekomandime në lidhje me Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Kuvendi i Kosovës, N10)

10:00
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) hap ekspozitën “Lufta e ORCA-s kundër plagjiaturave”. (Zyrat e ORCA-s, rr. “Hendrik Bariç”, Prishtinë)

11:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin Vjetor Financiar të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021 dhe Zyrës së Rregullatorit për energji për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, C203)

17:00
Ministria e Punëve të Jashtme bën lansimin e Programit për Diplomaci Qytetare. Merr pjesë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz etj. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)