Çfarë pritet të ndodhë sot në Kosovë?

Gjatë ditës së sotme do të ketë dy ngjarje të planifikuara.

E para është mbajtja e Darkës së Lamës, apo Dita e Falënderimeve. Kjo darkë do të mbahet nga ora 11:00 në Kishën Protestante në Prishtinë.

Ndërkaq, sot do të zhvillohet derbi i Superligës së Kosovës në pingpong nga ora 20:00.

“Zhvillohet derbi i Superligës së Kosovës në pingpong ndërmjet KPP “Lidhja e Prizrenit” dhe KPP “PRiPING”, në kuadër të xhiros XIII, ku pritet të përcaktohet edhe fituesi i Superligës së Kosovës për vitin 2022. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, Prishtinë)”, thuhet në Kalendarin e EO-së.