Çfarë pritet të bëjë Hoti sot, kjo është agjenda e kryeministrit në detyrë

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti pritet që sot të vizitojë punimet në hekurudhën 10, shkruan Ballkani.info

Zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për media thotë se vizita nis nga ora 11:00.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, bashkë me Ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, Sekretarin e përhershëm të Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek, Zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Transportit dhe Lëvizjes në Komisionin Evropian, Matthew Baldwin dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/ Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Tomáš Szunyog, viziton punimet në hekurudhën 10.

VENDI: Miradi, Fushë-Kosovë, stacioni i hekurudhës. KOHA: 11:00