Çfarë po paralajmëron Rasim Selmanaj me statusin e fundit?

Politikani dhe publicisti i njohur, Rasim Selmanaj, sot ka dalë me një postim më ndryshe në llogarinë e tij në Facebook.

I njohur për fushatën ekskluzive në mbështetje të Ramush Haradinajt sa ishte duke u gjykuar në Tribunalin e Hagës, Selmanaj, bazuar në këtë postim, duket sikur po paralajmëron një fushatë tjetër.

Por, kësaj here, fushatë në mbështetje të ish drejtuesve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së që po gjykohen nga Gjykata Speciale. Kjo mbetet të shihet.

Postimi i plotë:

Heshtja dhe Gjykata Speciale!

Për vite të tëra Kosova e mbajti të gjallë ndjenjën dhe frymën e pafajsisë së Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt dhe luftëtarëve të tjerë, duke dëshmuar pastërtinë e luftës së UÇK-së para opinionit vendor e ndërkombëtar!

“Liria ka Emër” ishte një nisje e mirë, por s’e di pse ajo nuk po vazhdon me aktivitete e ide tjera kreative.

Një ndërgjegje e fjetur e pakuptimt për mua, por që duhet zgjuar!