Çfarë po ndodhë në Mitrovicë: Agim Bahtiri e Goran Rakic kanë një njoftim nga Ura e Ibrit

Kryetari i Komunës së Mitorvicës Jugore, Agim Bahtiri dhe ai i asaj Veriore, Goran Rakic, kanë paralajmëruar konferencë për media.

Në konferencë me ta, pritet të merr pjesë edhe komandanti i KFOR’it, Gjeneral Major Michele Risi sonte në ora 21:45

Kjo konferencë do të mbahet në Urën e Ibrit.

“Kryetari i Komunës së Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri, së bashku me kryetarin e veriut, Goran Rakiq, dhe komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Michele Risi, sonte në orën 21:45, do të mbajnë konferencë për media, në urën kryesore të lumit Ibër“, thuhet në njoftim.

Deri tash nuk dihet se çfarë do të flitet në këtë konferencë që do të mbahet pas gjysmë ore.