Çfarë po ndodh! Pas Thaçit, Macron sonte takon edhe Vuçiqin

Pasi që sonte paraprakisht e takoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti francez, Emmanuel Macron, po sonte në Paris e ka pritur edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në Pallatin presidencial francez, pak pas orës 22 ka nisur takimi i Macronit me Vuçiqin, transmeton Ballkani.info.

Për këtë takim Vuçiq ka njoftuar në Instagram, duke e falemnderuar Macronin për “pritje të ngrohtë”.

Vuçiq, sipas mediave serbe, do të qëndroj për tri ditë në Paris, ku të martën do të ketë bisedime bilaterale me Macronin.

Ai po ashtu do të merr pjesë në 75 vjetorin e OKB-së, ndërsa do të flasë në panelin “Mendimi për të rinjtë rreth multilaterizimit” gjatë takimit të 40-të të Asamblesë së Përgjitshme të UNESCO-s.

Nuk është e qartë nëse Macron i ka bërë bashkë Thaçin dhe Vuçiqin në Pallatin Presidencial francez, apo dy presidentët e vendeve fqinje do të takohen nesër në Paris. /Ballkani.info/

loading…