Çfarë po ndodh në Suedi, shtetin e fundit europian ende ‘i hapur’

Suedezët mbushin rrugët dhe vazhdojnë jetët e tyre normalisht, pavarësisht rrezikut me të cilin koronavirusi po kërcënon botën.

Foto të ditës së djeshme shfaqin qendra tregtare të mbushura plotë në Stokholm, teksa klientët ecin pranë posterave me paralajmërime për COVID-19.

Rreth 230 njerëz kanë vdekur në vendin skandinav dhe ka pothuajse 5000 raste të raportuara.

Autoritetet sudeze kanë këshilluar popullin të praktikojë distancimin social, por ende lejojnë shumë aktivitete që shtetet e tjera europiane i kanë ndaluar.

Suedia është vendi i fundit europian që ka hapur shumicën e shkollave, lokaleve dhe restoranteve.