Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka shtyrë miratimin formal të programit për muajin shkurt pas mospajtimeve rreth asaj se na do të jetë në rend ditë raporti tremujor për Kosovën.
Këtë gazetarëve në Nju Jork ua ka thënë Anatolio Ndong Mba, ambasadori i Guinesë Ekuatoriale. Guinea është kryesuese e Këshillit të Sigurimit për muajin shkurt.
Duket folur për programin mujor të punës, Ndong ka thënë se disa vende kanë shprehur shqetësimin për shkak të planit të paralajmëruar që në raportin e rregullt për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë të flitet më 7 shkurt, transmeton Ballkani.info.
SHBA dhe disa vende të rëndësishme të BE-së, sipas tij, kanë thënë se mbajtja e mbledhjeve të hapura për Kosovën për çdo tre muaj është e panevojshme dhe kjo duhet të ndryshojë.
Ndong ka theksuar se mospajtime rreth debatit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka pasur edhe vitin e kaluar. Ai e ka shfaqur shpresën që vendet anëtare së shpejti do të arrijnë marrëveshje për këtë çështje dhe do ta shmangin votimin procedural për rendin e ditës.
Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq kohë më parë ka thënë se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë për Kosovën më 7 shkurt. Sipas tij, “Guineja Ekuatoriale, ka bërë punë heroike kur ka vendosur që për Kosovën të diskutohet në shkurt”, mirëpo ky hap është kundërshtuar nga SHBA-ja dhe disa vende tjera. /Ballkani.info/







