Çfarë po ndodh mes Noizyt dhe Loredanës, përqafimi i ngrohtë në festën private të reperit

Së fundmi është përfolur se Noizy dhe Loredana janë në lidhje dashurie. Kjo shtoi edhe më shumë dyshimet kur Mozziku hoqi nga Youtube këngën që kishte në bashkëpunim me Noizyn.

Mbrëmë, reperi shqiptar organizoi një festë private me kolegt e tij më të mirë nga estrada, e në mesin e tyre ishte dhe Loredana.

Tani është publikuar edhe një video nga momenti kur Loredana vjen në festë, e përqafohet me Noizyn.

“Heart Attack” titullohet bashkëpunimi mes tyre i cili u pëlqye shumë nga publiku.