Çfarë po ndodh me njohjen nga Izraeli?

Organizatat hebreje në Kosovë tregojnë se a mund të ketë kthim mbrapa nga njohja.

Lajmi për njohjen e Kosovës nga Izraeli u prit mjaftë mirë në vend.

Madje, kjo cilësohej si një ndër njohjet më te rëndësishme viteve të fundit.

Edhe nga Qeveria e Kosovës prezantohej si një sukses i jashtëzakonshëm nga Marrëveshja e Uashingtonit.

Kjo të paktën ishte cilësuar edhe nga Kryediplomatja, Meliza Haradinaj – Stublla.

Ndërkohë, rol të madh për këtë njohje kishte presidenti Trump.

Por që kur u arrit marrëveshja në Uashington, pak dihet se deri ku kanë shkuar raportet mes Kosovës dhe Izraelit.

E tash pas ndërrimit të administratës në në shtëpinë e bardhë nuk pritet që të ndryshojë diccka sa i përket kësaj njohje.

Fusha e teknologjisë, ajo e arsimit por edhe në atë ushtarake, janë vetëm disa nga fushat ku mund të përfitoj Kosova nga Izraeli sipas Shkodrës.

Ky madje tregon edhe kohën kur mund të fillojnë të punojnë në këtë aspekt.

Ndërkohë, procesi i implementimit të kësaj njohje sic duket ka mundur që të ndodhte më shpejtë.

Mirëpo, pandemia po shihet si faktori kryesor i kësaj vonese.

Edhe nga kjo organizatë besojnë që nuk do të ketë ndikim ndërrimi i presidentit në SHBA për njohjen nga Izraeli.

T7 ka tentuar që të marr përgjigje edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme në lidhje me ecurinë e këtij procesi, mirëpo që askush nga ky dikaster nuk ka kthyer përgjigje.