Çfarë po kërkon vetura e Ministrisë së Drejtësisë te shtëpia e pronarit të ‘Petrol Company’ (Foto)

Një veturë e Ministrisë së Drejtësisë sot është parë afër shtëpisë së pronarit të “Petrol Company” në Prishtinë, konkretisht tek Germia.

Nuk dihen arsyet pse është ndalë aty, dhe se kush ka qenë duke e vozitur.

Ajo që dihet se vetura është e Ministrisë së Drejtësisë.

Ndryshe, Ministria e Drejtësisë drejtohet nga ministrja e VV, Albulena Haxhiu, ndërsa zëvendës i saj është i LDK, Florian Dushi./Ballkani.info/