Çfarë po iu shkakton syve qëndrimi tërë ditën para ekranit dhe si të mbrohemi

Pas qëndrimit në periudhë të gjatë kohore përpara ekraneve të pajisjeve teknologjike, sytë fillojnë të thahen, të ngjallin ndjesinë e kruarjes dhe të irritohen.

Ky fenomen njihet si “tharje e syve”, shpesh duke iu referuar si “tharja digjitale e syve”, shkruan Business Insider.

Këto janë disa nga metodat që duhet ndjekur:

Përpëlitni sytë më shpesh

Një ndër preventivat e para për t’u mbrojtur nga ky fenomen i shpeshtë është që t’i përpëlitni sytë më shpesh, në mënyrë që të lejoni kanalin e lotëve të prodhojë lot më shumë.

Në suaza normale, njeriu është i prirë të përpëlitë sytë 15 herë në minuta, derisa kur është i fokusuar 10-12 herë përbrenda një minute.

Respektojeni rregullin 20-20-20

Ndërrimi i fokusit të shikimit çdo 20 sekonda preventon tharjen e syve. Përse 20 sekonda? Kjo pasi që, syve iu duhet kaq kohë për t’u relaksuar.

Po ashtu, rregulli i fundit që propozon Business Insider që t’i përmbaheni është që ndriçimi i pajisjes të jetë në përputhshmëri me atë të ambientit në të cilin veproni.