Volodymyr Zelensky

Çfarë përfshin paketa e ndihmës e ShBA-së për Ukrainën?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar një paketë të re mbështetjeje për Ukrainën, pas një takimi mes presidentit amerikan Joe Biden dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Paketa është me vlerë 325 milion dollarëshe dhe përfshin ndihmë të mëtejshme ushtarake, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha se paketa do të përfshijë mbrojtje shtesë ajrore, municione artilerie dhe armë të tjera.