Çfarë opsionesh ju ngelen kur Windows 7 të “skadojë”?

Cilat janë opsionet e mira kur Microsoft të ndalojë mbështetjen për Windows 7?

Sistemi operativ i lançuar në 2009, kur interneti ishte një vend shumë ndryshe nga ai që njohim sot, nuk do të mbështetet më pas datës 15 Janar 2020.

Për shumë njerëz, drejtimi i duhur është ai i Windows 10-ës, i cili do të sigurojë përditësime sigurie të vazhdueshme për tu mbrojtur.

Nëse jeni një prej miliona njerëzve me Windows 7 Pro ose Enterpise, Microsoft do të ofrojë një program përditësimesh sigurie kundrejt pagesave vjetore.

Nëse keni softuer të specializuar në Windows 7, ju mund të blini mbështetjen ekstra deri në Janar të 2023.

Ndryshe nga sistemet operativ të kaluar që ishin të kushtueshme, Microsoft do ta bëjë shumë më të përballueshme koston kësaj here.

Viti i parë kushton 50 dollarë, i dyti 100 dollarë dhe i treti 200 dollarë. Ky program ofrohet si fazë trazicioni për ata që janë në kushte të veçanta.

Ai nuk është për konsumatorët por bizneset të cilat kanë kohë 3 vite për të kaluar nga harduerët dhe softuerët e vjetër tek të rinjtë.

Nëse planifikoni edhe ju të jenë pjesë e tij duhet ta bëni nga e para sepse nuk filloni dot në vitin e 2 apo të tretë.

Përditësoni ose zëvendësoni

Mbase e mani mend kur Microsoft ofroi kalimin falas në Windows 10? Ajo ofertë ka përfunduar në 2016.

Nëse kompjuteri juaj është i ri ju mund të blini Windows 10 për 139 dollarë. Në rastin e përditësimi keni dy opsione: ose të fshini çdo gjë dhe ta instaloni nga e para ose të përditësoni duke ruajtur skedarët.

Në fakt metoda e preferuar është e para e cila njihet edhe si “Instalimi i Pastër” për të siguruar performancën më të lartë të mundshme.

LEXO EDHE: Aplikacioni i ri i Microsoft kopjon të dhënat nga telefonët Android në Windows 10
Por instalimet e pastra kërkojnë më shumë punë sepse duhet të ruani të dhëna kritike por edhe të shkarkoni dhe instaloni nga e para programet.

Mos e lini për minutën e fundit

Pavarësisht situatës në të cilën jeni, ju rekomandojmë që të filloni me planin e kalimit përpara se Janari i 2020-ës të vijë.

Një prej arsyeve kryesore pse njerëzit nuk kanë kaluar në Windows 10 është sepse nuk u pëlqen pamje e re. Nëse ajo është arsyeja juaj, edhe Windows 10 mund ta bëni të duket dhe sillet si Windows 7.

Nëse doni të përdorni Windows 7 por të mos paguani Microsoft, mund të qëndroni të sigurtë për sa kohë nuk jeni të lidhur në internet.